Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për narkotikë/ Elbasan, pranga 34 vjeçarit me qëllim ekstradimin në Kosovë

schedule09:23 - 3 Janar, 2026

schedule 09:23 - 3 Janar, 2026

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:

A.S., 34 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.   / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!