Kushëriri i të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, Emiljano Tasho është arrestuar dje në rrugën e Barrigadave nga Policia e Tiranës. Arrestimi i Tashos, i cili njihet edhe me mbiemrin Nina është bërë i mundur pasi ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë nga policia pasi akuzohet për mashtrim.
Tasho i kishte marrë makinën një personi dhe më pas nuk ia kishte kthyer më. Tasho nuk është një emër i panjohur për policinë pasi është një person me precedentë të mëparshëm të theksuar kriminal./abcnews.al