Një 39-vjeçar i shpallur kërkim është arrestuar këtë të premte në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se 39-vjeçari ishte në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe vunë në pranga 39-vjeçarin, banues në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al