Në kërkim për abuzimet me fondet e BE/ Po kthehej nga Italia, ndalohet në Rinas Gazmend Haxhia

schedule14:11 - 8 Korrik, 2024

schedule 14:11 - 8 Korrik, 2024

TIRANË- Ndalohet në Aeroportin e Rinasit Gazmend Haxhia, i cili ishte në kërkim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se Haxhia po kthehej nga Italia, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë duke e prangosur.

Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gazmend Haxhia është pronar i “Landways International’, ndërsa akuzohet nga Prokuroria si bashkëpunëtor i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së.

Në dosje, Prokuroria e Posaçme thekson se SASPAC i dha 125 mijë euro kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!