Në kërkim për abuzim seksual, kapet në kufi 46-vjeçari që tentoi të arratisej drejt Greqisë

schedule18:32 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:32 - 1 Shtator, 2020

Një 46-vjeçar nga Tepelena i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia ndërsa tentonte të largohej drejt Greqisë.

Abcnews.al mëson se Besnik Kreci ka dashur të arratiset drejt Greqisë pasi i fshihej mundësisë së dënimit nga Gjykata për abuzim seksual me persona të pambrojtur.

Kreci u kap në kufi para pak minutash.

Ka qenë gatishmëria e Policisë Kufitare të Çarshoves që ka bere te mundur kapjen e 46-vjeçarit në brendësi të territorit kufitar.

Mësohet se Kreci është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi ka konsumuar veprën penale të marrëdhënieve seksuale me persona të pa mbrojtur.

46-vjeçari Kreci është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!