Është dorëzuar në policinë e Spanjës Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.
Eralbi Breçani akuzohet nga SPAK për trafik ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Gjithashtu Eralbi Breçani, akuzohet nga SPAK se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani.


