EMRI/ Në kërkim nga Shqipëria për mashtrim, kapet 32-vjeçari në Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule14:07 - 4 Mars, 2024

schedule 14:07 - 4 Mars, 2024

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe një 32-vjeçar, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Siç thekson policia, po ndiqen të gjitha procedurat për ekstradimin e të riut në Shqipëri për t’u përballur me akuzat.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit Merxhan Çeliku, masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë: 

Informacioni i siguruar nga Policia e Shtetit, mundëson finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. I akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit 32 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!