Fjolla Morina ka qenë kohët e fundit kryefjalë e mediave për shkak të problemeve me drejtësinë. Këngëtarja vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi u arratis ndërsa ishte në arrest shtëpie në një banesë me qira në Kukës. Por ky fakt nuk e shqetëson aspak këngëtaren pasi mesa duket ka udhëtuar drejt Dubait për të shijuar disa ditë relaksim.
Ka qenë partneri i saj, Fisnik Syla i cili ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në Instagram se ndodhet në Dubai. Ndonëse nuk ka publikuar fotografi me Fjollën, vështirë të mos besohet se biznesmeni ka udhëtuar vetëm drejt këtij vendi. Ai gjithashtu ka ndarë dhe një video, ku shihet duke darkuar në një restorant, krahas së cilës ka shkruar: “Një natë e këndshme”.
Megjithatë, nuk ka një konfirmim publik nga dyshja se ndodhen bashkë në Dubai. Kujtojmë që pas arrestimit në Morinë, Fjolla u kritikua gjithashtu dhe për lidhjen me Sylën, pasi është raportuar se ka qenë shkaktare e ndarjes me ish bashkëshorten e tij. Lidhur me këto lajme, Syla u shpreh se: “Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time.” /abcnews.al