Fjolla Morina ka qenë një ndër personazhet publikë më të përfolur për shkak të problemeve me drejtësinë. Edhe pse është në kërkim nga policia, kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak Morinën të “arratiset” drejt Dubait.
Këtë e ka bërë me dije vetë ajo dhe partneri i saj, Fisnik Syla përmes disa postimeve në Instagram. Ata shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, duke mos nguruar të shprehin publikisht dashurinë e tyre.
Fjolla u arrestua në fund të shtatorit të kaluar nga policia kufitare e Morinës pasi gjatë kontrollit iu gjetën dy pistoleta. Në pranga ranë gjithashtu dhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj. /abcnews.al