Arrestohet në Itali Ilia Ndoka, i shpallur në kërkim pas operacionit të kryer nga SPAK. Ai akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Emri i tij rezulton mes 50 personave, për të cilët u shënua një urdhër arrest në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në disa qytete të vendit dhe ku u goditën 7 grupe kriminale.
Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 14 prej tyre u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.