Një 49-vjeçar egjiptian është kapur në Durrës për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 36”.
Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për Walid Elabd, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali./abcnews.al