Në kërkim nga Greqia për vrasjen e 19-vjeçarit, vetëdorëzohet Roxhers Demirazi

schedule13:30 - 10 Shkurt, 2022

schedule 13:30 - 10 Shkurt, 2022

Është vetëdorëzuar në polici Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vrasjen e 19-vjeçarit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se i riu është vetëdorëzuar në Korçë.

Policia e Korçës e kishte lokalizuar prej disa ditësh, ndërsa sot ai u vetëdorëzua në komisariat. Burime policore thane se autori mban shtetësi shqiptare dhe rezulton banor i Korçës. Rrethana këto që e bëjnë te pamundur ekstradimin. Qe do te thotë se Demirazit do t’i duhet te presë dënimin e gjykatës greke  dhe pas kësaj do të behet njohja e vendimit të gjykatës së huaj. Kështu 20-vjeçari do vijojë të qëndrojë në Korçë dhe do të merret në pyetje.

20-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë nga Greqia pas vrasjes së Alkis Kampanos në Selanik, disa ditë më parë, ndërkohë që akuzohet se është i përfshirë. Demirazi ka kërkuar të vetëdorëzohet. Lajmi u konfirmua nga avokatja greke, e cili tha se kishte kontaktuar me të që të dorëzohej.

Sipas avokates Anthoula Anasoglou, 20-vjeçari ka kontaktuar me një avokat dhe ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar sot ose nesër për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos.

“Dje (e mërkurë) pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe shqiptari i përfshirë në këtë rast dhe që ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër”, tha zonja Anasoglou.

Një nga të dyshuarit kryesorë për krimin, shoku dhe bashkëpunëtori i shqiptarit tjetër të arrestuar tashmë në Greqi, mundi të kalojë kufirin pa u vënë re për krimin e bërë.

Mësohet se ai është tifoz i një skuadre PAOK nga Selaniku dhe madje fanatik, siç dëshmojnë edhe fotot që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!