Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kapet në Tiranë shtetasi nga Kazakistani

schedule12:00 - 28 Maj, 2025

schedule 12:00 - 28 Maj, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fugitive”. Policia e Tiranë ka arrestua një shtetas nga Kazakistani. 26-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Ky shtetas u arrestua me qëllim ekstradimin në Kazakistan, pasi Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Kazakistanit, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!