Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal/ Arrestohet Edison Muceku në Britani të Madhe, pritet ekstradimi

schedule19:27 - 11 Janar, 2025

schedule 19:27 - 11 Janar, 2025

SHQIPËRI- Arrestohet në Britani të Madhe, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë 34-vjeçari Edison Muceku. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për disa vepra penale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë: 

“Finalizohet nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”.Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, një 34 vjeçar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë’, thekson policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!