Në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Lulzim Berishën

schedule10:46 - 26 Tetor, 2021

schedule 10:46 - 26 Tetor, 2021

Gjykata e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës së ditës së sotme për ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Gjatë seancës së sotme nuk është paraqitur as avokati dhe as vetë i pandehuri, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames,

Seanca e radhës është caktuar më 9 nëntor ora 10:00. Gjykata e Lartë kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Lulzim Berisha mban kontakt me shërbimin e provës apo jo.

Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi i cili deklaroi se ekzekutimi i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës është bërë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

Sipas Reçit, Dervishaj ka qenë bashkëpunëtor edhe në përgatitjen e bombës së vendosur për një tjetër vrasje të bujshme të ndodhur në vitin 2005, atë të biznesmenit Vajdin Lamaj e cila sipas tij është porositur nga Lulzim Berisha dhe më pas është marrë nga Emiljano Shullazi. /Abcnews.al