Në kërkim të një sulmuesi, Milan piketon “bomberin” kanadez

schedule13:15 - 3 Nëntor, 2023

schedule 13:15 - 3 Nëntor, 2023

Objektivi i Milanit për verën e ardhshme në repartin e sulmit është Jonathan David.

“Gazzetta dello Sport” raporton sot në stendat e gazetave se qendërsulmuesi kanadez është i lidhur me Lille me një kontratë që skadon më 30 qershor të vitit 2025 dhe në fund të sezonit, një vit para skadimit të marrëveshjes, drejtuesit e Milanit mund të bëjnë përpjekjen për ta transferuar.

Verën e kaluar vlerësimi i Jonathan David ishte 60 milionë euro. Tashmë duket se vlera e tij ka rënë dhe me 40 milionë euro, Milan mendon se do të ishin mëse të mjaftueshme për ta sjellë në Milano./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!