Filipinet do të dërgojnë mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Britani dhe Gjermani nëse vendet bien dakord që të dhurojnë në këmbim vaksina kundër Covid-19, sipas një zyrtari.
Alice Visperas, drejtoresha e zyrës së çështjeve ndërkombëtare, tha se Filipinet do të lejonin që profesionistët e kujdesit shëndetësor të punojnë jashtë nëse Britania dhe Gjermania i dhurojnë vaksina.
Por oferta u refuzua nga Mbretëria e Bashkuar, e cila tha se do të vaksinojë qytetarët e saj. Filipinet kanë kufizuar numrin e profesionistëve mjekësorë që largohen nga vendi, duke e çuar në 5,000 në vit.
Në përgjigje, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë të Britanisë i tha agjencisë se “nuk ka plane që Britania e Madhe të bie dakord për një marrëveshje me Filipinet e lidhur me rekrutimin e mëtejshëm të infermierëve”.
Britania ka blerë shumë më shumë doza vaksinash sesa është popullsia dhe ka thënë se do të shpërndajë doza të tepërta në vendet e varfëra. Vendi gjithashtu ka inokuluar më shumë se 17 milion qytetarë me të paktën një dozë.
Rastet kanë rënë gjithashtu në Gjermani, por pjesë të tjera të Europës Qendrore kanë parë rritje të rasteve dhe autoritetet gjermane kanë vendosur kontrolle të reja kufitare në vendet e afërta./abcnews.al