Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës deklaron se situata nga moti i keq është në kontroll dhe nuk raportohet për bllokim të qarkullimit. Vazhdojnë reshjet e dëborës në gjithë territorin e qarkut Kukës. Lartësia dëborës në Shishtavec është 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm.
SITUATA E MOTIT
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët me kapacitete të plota vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.
- Nga bashkitë ka angazhim të kapaciteteve të tyre për mbajtjen të hapura të rrugëve në inventarin e tyre.
- Problem për mirëmbajtje ngelet segmenti rrugor Fierz-Lekbibaj bashkia Tropojë e cila i ka kaluar në inventar ARRSh-së.
>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.
Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente
/ Abcnews.al