‘Ne jemi për punë të mëdha’, Rama: Për Kombinatin, Astirin dhe Kasharin do të bëhet më shumë seç është bërë këto mandate

schedule20:36 - 18 Prill, 2025

schedule 20:36 - 18 Prill, 2025

Kryesocialisti Rama ka vijuar fushatën elektorale në njësinë 6 dhe në Kashar, në një takim me qytetarë dhe socialistë. Rama tha në mbyllje të fjalës së tij që Tirana 2030 do të jetë më miqësore me të gjithë komunitetet dhe se për Kombinatin, Astirin dhe Kasharin do të bëhet më shumë seç është bërë në të gjitha këto mandatet.

“Një gjë dua ta dini të gjithë. Ne në mandatin e ardhshëm do të bëjmë për Kombinatin, Kasharin, Astirin më shumë seç kemi bërë në të gjitha këto mandatet e marra së bashku.

Tirana 2030 do të jetë kjo që është në shumë aspekte, por shumë më miqësore me komunitetet që e përbëjnë. Është një sfidë e madhe të jesh deputet i Tiranës dhe të përpiqesh të çosh përpara punët e mëdha, por ne jemi për punët e mëdha dhe jo për lojrat me porta të vogla.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!