Moderatorja Arbana Osmani, është në javët e fundit të shtatzënisë. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar që të heqë dorë nga aventurat në male. Sot, ajo ka zgjedhur që të udhëtojë drejt maleve të veriut, ndërkohë që duket tepër në formë.
Arbana e ka treguar prej kohësh që i ka shumë qejf udhëtimet, prandaj nuk nguron të realizojë sa më shumë aktivitete në vende të ndryshme.
Kujtojmë që Arbana është në pritje të djalit të saj të dytë, së bashku me regjisorin Eduart Grishaj, i cili pak javë më parë zbuloi se emri i bebit do të jetë shqiptar. /abcnews.al