Interi do të investojë gjatë merkatos së verës për të siguruar kartonin e yllit të Udineses, Rodrigo De Paul. Siç raporton Calciomercato, zikaltërit po ndjekin prej kohësh argjentinasin, i cili është ndër të parët në listën e dëshirave.
25 vjeçari është padiskutim lojtari më i mirë i Udineses dhe ndër më të mirët në Serie A. Interesimi për të ka qenë i lartë gjatë merkatos së shkuar të verës dhe në janar, por fantazisti preferoi të mbyllë sezonin në Udine.
De Paul i është bashkuar Udineses në verën e vitit 2016 dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Këtë sezon, argjentinasi ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 3 herë./abcnews.al