Në Itali e bëjnë të kryer, Rey Manaj lë Barçën dhe rikthehet në Serie A

schedule00:11 - 31 Gusht, 2021

schedule 00:11 - 31 Gusht, 2021

Barcelona është në bisedime të avancuara për të shitur Rey Manaj te klubi italian i Spezias. Ky është lajmi që vjen këtë mbrëmje nga Italia dhe e konfirmon edhe Fabrizio Romano.

Marrëveshja pritet të mbyllet në orët e ardhshme. Barça po kërkon një qendërsulmues tjetër para përfundimit të merkatos.

Kështu, Manaj rikthehet në Serie A, ku ka luajtur më parë me Interin. Barcelona do të përfitojë rreth 3 milionë euro nga shitja e tij. Për bomberin e kombëtares interesohej edhe Freiburg në Gjermani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!