Pas humbjes 0 me 1, një javë më parë në Ohër, Struga e Shpëtim Duros do të kërkojë mbrëmjen e sotme në arenën “Kopasvogsvollur” të Islandës kualifikimin në një kompeticion evropian për herë të parë në historinë e klubit.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve Oskar Thorvaldsson ka vendosur të përdorë formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Einarsson e para tij Gunnnlaugsson, Muminovic, Margerisson e Yeoman. Në mesfushë është vendosur Ludoviksson, Sigurjonsson e Einarsson, ndërsa në sulm është pozicionuar treshja Svanthorsson, Olsen e Eyjolfsson.
Në krahun tjetër tekniku Shpëtim Duro i ka rreshtuar djemtë e tij me formacionin 3-5-2, ku në portë është Kjosevski e para tij në mbrojtje Krivanjeva, Radic e Neziri. Në krahët e mesfushës janë pozicionuar Ukpa e Malikji, me qendrën që mbulohet nga Shabani, Georgievski e Bojku. Ndërkaq, dyshja e sulmit plotësohet nga Mazrekaj e Besart Ibraimi.