“Në Holandë flisnim si burrat, arbitrat në Francë të injorojnë dhe ndëshkojnë”

schedule21:51 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 21:51 - 20 Dhjetor, 2019

Kasper Dolberg u largua verën e kaluar nga Ajax. 22-vjeçari zgjodhi të vijonte karrierën në Francë dhe firmosi deri në vitin 2024 me ekipin e Nice. Aventura franceze nuk nisi mirë për lojtarin e kombëtares daneze dhe një nga lojtarët e rinj të ekipit i vodhi orën.

Gjithsesi, ajo ngjarje e turpshme është lënë pas krahëve dhe tani e shqetëson diçka tjetër. Dolberg ka shënuar 5 gola deri tani me Nice, teksa tregon për Nice Matin diferencën e madhe midis arbitrave në Ligue 1 dhe atyre holandezë.

Në Francë nuk lejohet të bisedosh me arbitrat, ata acarohen menjëherë. Në Holandë ishte ndryshe, flisnim me arbitrat si burri me burrin kur bëhej fjalë për vendime të diskutueshme.

Në Francë të fusin direkt kartonin e verdhë ose largohen duke të injoruar. Është e çuditshme, por e kam ndarë mendjen. Nuk përpiqem më të flas me ta“, deklaron Kasper Dolberg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!