Arda Guler vazhdon të kërkojë mundësi për të luajtur te Real Madrid dhe duket se një huazim mund të jetë zgjidhja për zhvillimin e tij.
Me pak minuta në skuadrën madrilene, si lojtari ashtu edhe klubi po shqyrtojnë mundësinë e huazimit për sezonin e ardhshëm. Tre klube të mëdha tashmë kanë shfaqur interes për nënshkrimin e Guler në huazim këtë verë dhe gara për të pritet të jetë shumë e nxehtë.
Serie A ose Bundesliga pritet të jetë kampionati i ardhshëm ku Guler do ta vazhdoj karrierën, me Realin dhe lojtarin që bashkarisht po shqyrtojnë opsionet.
Milani ka pasur sukses me huazimin e Brahim Diaz, dhe sheh te turku i talentuar një opsion tërheqës për të forcuar mesfushën e tyre dhe tanimë kanë kërkuar nga Reali huazimin e tij.
Nga ana tjetër edhe Borussia Dortmund ka shprehur interesim për Guler. Me një marrëdhënie të mirë me Real Madrid, klubi gjerman e sheh lojtarin si një shtesë cilësore për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Përveç kësaj, Bayer Leverkusen, i udhëhequr nga Xabi Alonso, po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të Guler si një zëvendësues potencial për Florian Wirtz, i cili mund të largohet nga klubi në verë. Për Leverkusen, Guler do të përfaqësonte një shtesë të vlefshme si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.
Interesim për mesfushorin e talentuar turk ka shprehur edhe Tottenham Hotspur si dhe skuadrat spanjolle si Real Sociedad, Valencia e Sevilla, por Milan, Leverkusen dhe Dortmund shihen si skuadrat favorite për t’i siguruar shërbimet e tij./ h.ll/abcnews.al