Në hidrovorin më të madh në Ballkan/ I ndërtuar në Kurbin në 1961, specialistët: Vepër e madhe, me rëndësi të veçantë

schedule20:24 - 9 Nëntor, 2024

schedule 20:24 - 9 Nëntor, 2024

Hidrovori i parë në Shqipëri, konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.

I ndërtuar në vitin 1961, në zonën e fshatit Adriatik të Kurbinit, ky hidrovor ka shërbyer në kalimin e ujërave në det.

Çuli i cili ka shërbyer për 45 vite, thotë se ky hidrovor është i rëndësisë së veçantë.

Së bashku me Gjergjin, ka punuar edhe Gjon Miri, një tjetër specialist I cili kujton  kohën kur ka nisur punë në këtë hidrovor dhe se sa pasion kishin për profesionin e tyre.

Vështirësitë kanë qenë të mëdha kur kujtojnë përmbytjet aso kohe.

11 mijë hektarë tokë në zonën e Mamurrasit dhe Thumanës janë nën nivelin e detit, ndaj ky hidrovor konsiderohet një vepër e madhe për këtë zonë.

Edhe pse të dy janë tashmë pensionistë, sërish angazhohen duke dhënë mendime dhe shkëmbyer eksperienca të vyera në hidrovore të ndryshme të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!