Berisha ankimon masat e sigurisë, kërkon në apel heqjen e “detyrim paraqitje” e “bllokim pasaporte”

schedule13:04 - 30 Tetor, 2023

schedule 13:04 - 30 Tetor, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar vendimin e gjykatës që caktoi ndaj tij detyrim për tu paraqitur në prokurori dhe heqje të pasaportës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me dosjen e ish-kompleksit Partizani.

Sipas Genc Gjokutajt edhe vendimi i dhënë në mungesë, por edhe vleftësimi i masës së sigurisë në prezencë të avokatëvë kryesisht nuk kanë vlerë ligjore.

“Ne e kemi dorëzuar dhe kemi thënë shkakun përse ky ankim është i paplotësuar për pjesën e verifikimit të masës. Të dyja vendimet janë pasojë e mos konsiderimit të provave dhe rrethanave ashtu siç ligji e kërkon. Të dyja vendimet janë nul.”

Të enjten gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka pas tre ditësh zvarritjesh të seancës la në fuqi masën e dhënë në mungesë për Berishën.

Ky i fundit rrefuzxoi të paraqitej në gjykatë me pretendimin se është shkelur kushtetuta. Por pas këtij vendimi ai do të paraqitet në prokurorinë e posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji dhe në të njëjtën kohë do ti ndalohet e drejta për të dalë jashtë kufijëve të shqipërisë nëse nuk vë në dijeni gjykatën.

Më herët e ka ankimuar masën edhe dhëndri i tij Jamarbër Mallltezi që po mbahet në burg për akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!