Në Hasin e vilave bosh, atje ku emigrantët hedhin milionat por që nuk i gëzon askush

schedule13:16 - 20 Tetor, 2019

schedule 13:16 - 20 Tetor, 2019

Hasi është nga ato zona që për nga numri i popullsisë ka emigracionin më të madh. Vetëm katër mijë të rinj e familjarë aktualisht ndodhen në Angli. Ata investojnë në vendlindjen e tyre ku jetojnë vetëm të moshuara.

Shtëpi të bukura, vila dhe gjelbërim. Një qyteti i sistemuar mirë. Kjo pamje të ofrohet sapo kalon kufirin administrativ të Kukësit e mbërrin në Has. Por si për ironi të fatit këtë vend nuk e gëzon askush. Rreth 4 mijë të rinj e familjarë janë në Angli. Për nga numri popullsisë Hasi zë vendin e parë për emigrim.

Në rrugët e Krumës ka pak qytetarë, dhe ato janë në moshë të thyer. Secili prej tyre ka pjesëtarë dhe të afërm në Angli.

Por ajo çfarë i dallon nga emigrantët e tjerë, hasjanët të ardhurat e tyre i kthejnë në të mira materiale për vendlindjen dhe komunitetin. Kjo e ka bërë Hasin nga një vend i përhumbur me lagje që i përngjajnë atyre evropiane.

Të njëjtin vlerësim ka edhe kryetari i bashkisë Liman Morina, i cili thotë se falë emigrantëve këtu problemet sociale janë zbutur. Dhe ka rritje të mirëqenies të paktën për ata banorë të mbetur.

Gjithçka që shihet është dorë e të ikurve. Investimet nga qeveria janë të pjesshme.  Kryebashkiaku Morina, i cili është edhe kryetar i PS në Has ka rezerva. Thotë se Hasi është lënë në harresë. Do duhej të frenohej boshatisja e tij.

Por fenomeni i ikjeve masive duket se do të jetë edhe në vijimësi. Fshatrat dhe qyteti i Hasit do të mbeten pa njerëz. Tërë ajo para e kontribuar këtu, s’do të thotë asgjë./abcnews.al