Armando Broja do të provojë një eksperiencë të re, në Holandë. Sulmuesi nga Malësia e Madhe, pasi shkëlqeu me të rinjtë e Chelsea, duke shënuar 19 gola sezonin e fundit dhe duke debutuar në Premier League, tani do të provojë të aktivizohet te Vittese.
Aty ku ka shkëlqyer një tjetër shqiptar, Milot Rashica. Chelsea beson te futbollisti i Shqipërisë U21 dhe në Holandë e huazon që të rritet si lojtar. Hapësirat për të te Vittese pritet të jenë më të mëdha dhe kjo strategji është përdorur shpesh nga londinezët.
Në të shkuarën Mason Mount, Matt Miazga, Bertrand Traore dhe Nemanja Matic e kanë ndjekur të njëjtën rrugë, duke u rritur te Vittese dhe më pas janë kthyer te “Blutë” e Londrës. / abcnews.al