Majk ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të ngushtë me djalin e tij, Roan. Reperi poston vazhdimisht fotografi nga koha që kalon me të. Së fundmi, Majk ka treguar se përveç pamjes fizike, vogëlushi do të bëhet një artist si babai.
Majk ka ndarë me ndjekësit disa video të Roanit të vogël, ku shihet teksa reciton në një aktivitet qtë organizuar për 28-29 Nëntor. Edhe Roani është ngjitur në skenë së bashku me shokët e tij.
https://streamable.com/4ecqqz
“Artist lind nuk bohesh!”- ka shkruar Majk me nota humori. Kujtojmë që Majk dhe Majlinda i kanë lënë pas keqkuptimet për hir të vogëlushit. Ndërkohë, Majk është përfolur kohët e fundit se ka nisur një lidhje me miss-in Blerta Veseli, por dyshja i ka mohuar thashethemet. /abcnews.al
https://streamable.com/398uk0