Në gusht, Kina regjistroi një rritje të fortë vjetore të eksporteve me 8.7 për qind

schedule10:48 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:48 - 10 Shtator, 2024

Në gusht, Kina regjistroi një rritje të fortë vjetore të eksporteve, të shprehura në dollarë amerikanë, me 8.7 për qind nga viti në vit.

Sipas raporteve, pavarësisht rritjes së tensioneve me Perëndimin, Kina ka regjistruar rritje të eksporteve nga viti në vit për pesë muaj radhazi, pasi eksportet drejt Bashkimit Evropian në gusht u rritën me 13.4 për qind nga viti në vit. Shtetet e Bashkuara me 4,9 për qind dhe eksportet në vendet e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) me 8,8 për qind, raporton CNN.

Importet e Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 12 për qind nga viti në vit në gusht, ndërsa importet kineze nga Bashkimi Evropian u ulën me bazë vjetore.

Eksportet e automobilave të Kinës u rritën gati 40 për qind në gusht në 610,000 automjete.

Eksportet e anijeve kineze të transportit u rritën gjithashtu me 40 për qind në gusht, ndërsa numri i telefonave inteligjentë të eksportuar nga Kina u rrit me 6.7 për qind.

Shefi i investimeve të Standard Chartered për menaxhimin e pasurisë, Steve Brice tha se rritja e fortë e eksporteve të Kinës ishte “befasuese”, por importet ishin më të rëndësishme për Pekinin pasi Kina duhej të rriste kërkesën e brendshme për të shmangur deflacionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!