Në grup me Kosovën, flet trajneri i Greqisë: Rivaliteti, vetëm në fushë

schedule20:44 - 3 Mars, 2020

schedule 20:44 - 3 Mars, 2020

Trajneri i Greqisë, John van t’Schip, foli për Supersport pas hedhjes së shortit. Në grup me Greqinë, është Kosova dhe strategu holandez tha se rivaliteti i kahershëm mes shqiptarëve dhe grekëve, do të mbetet vetëm në fushën e lojës.

“Mendoj se do të jetë një takim i vështirë, ne si Greqia jemi në një periudhë tranzicioni dhe gjithçka do të varet nga përgatitja. Nëse përgatitemi mirë, do të kemi mundësi. Në këtë fazë, nuk ka ndeshje të lehta dhe Kosova është një skuadër shumë e mirë.

Rivaliteti mes Shqipërisë dhe Greqisë? Mendoj se rivaliteti është gjithmonë i mirë, sjell diçka ekstra. Shpresoj që ky rivalitet të jetë vetëm në fushë, të kemi një ndeshje të mirë në fushë kundër Kosovës. Shpresoj që ne të jemi fituesit në fund”, tha van t’Schip./abcnews.al