Qeveria greke ka vendosur të mos ndërpresë energjinë elektrike për konsumatorët që nuk kanë shlyer faturat e energjisë elektrike.
Vendi fqinj ka menduar t’i vijë në ndihmë të gjitha familjeve që kanë probleme ekonomike si pasojë e rritje së menjëhershme të çmimeve nga lufta në Ukrainë, shkruan protothema.gr.
Ligji është i përkohshëm dhe përfshin konsumatorët që marrin ndihmë ekonomike, të moshuarit mbi 70 vjeç, me kusht që të mos jetojnë me persona të tjerë poshtë moshës 70 vjeç, për konsumatorët që marrin pension invalidi si edhe për familjet që jetojnë në zona të thella.
Ky vendim është i vlefshëm deri më 6 korrik , me kusht që të mos kërkohet shtyrje e mëtejshme e afatit për likuidimin e faturave të energjisë elektrike./abcnews.al/