Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në gjyqin e vrasjes së djalit/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, babai i shoferit Andi Maloku flet në seancë

schedule15:24 - 3 Tetor, 2025

schedule 15:24 - 3 Tetor, 2025

Është shoqëruar me tenisione, seanca në Gjykatën e Poscame ndaj  Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, lidhur me atentatin e ndodhur 1 nëntor 2019 në Shkozet ku mbeti i vrarë shoferi  Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori, sot deputeti i PD-së Arjan Ndoj si dhe Pëllumb Muharremi i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Në këtë seancë dëshmoi babai i viktimës Andi Maloku, Genci Maloku, dhe bashkëjetuesja e Arben Mërkurit, ky i fundit i ekzekutuar në maj të vitit 2022.

Genci Maloku, gjatë dëshmisë I ka kërkuar llogari Plaurent Dervishajat për vrasjne djalit, ndërsa është shprehur se edhe ai vetë është tentuar të vritej.

“Mirë djalin po mua pse ke dashur për të më vrarë pa ju bërë asgjë? Djali ka qenë kamerier dhe pastaj shoferi i prokurorit. Një muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin që ndodhi ngjarja. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Më mori djali, jam keq o babë na kanë gjuajtur! Mendova se po bënte shaka. Për autorët, Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij. Disa kohë më pas kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi të babës Redjanit dhe aq thane…s’kemi konflikte pa u zbardhur ngjarja. Unë i thash dua ta di të vërtetën.

Nga ana tjetër bashkëjetuesja e Arben Mërkurit, është shprehur se nuk i ka njohur ndonjëherë shokët e partnerit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin e tij kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!