Në gjyq mashtruesit me vizat amerikane/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për 5 të arrestuarit

schedule16:08 - 16 Qershor, 2024

schedule 16:08 - 16 Qershor, 2024

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim për 5 personat që akuzohen, se kishte krijuar një skemë për të mashtruar qytetarët shqiptarët cilët donin të përfitonin viza amerikane. Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedeni, Xhemal Seseri, akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ndërkohë dosja eshte vecuar për Eduard Gjinin për shkak se ai vijon të jetë ende në kërkim nga policia.Nga hetimet ka rezultuar se informacioni per kete aktivitet kriminal u sigurua nga njësia e krimit ndërkombëtar në Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila ia referoi çështjen e Policisë së Shtetit. Sipas hetimeve Renato Nasto nëpërmjet një faqe në Instagram reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, ku kishte hapur një profil të rremë biznesi.

Përmes këtij profili ai premtonte viza 10 vjeçare, me garanci 100 % për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rast se klientët e tij arrinin të përfitonin vizën ai u merrte një shumë prej 10 mijë eurosh. Nasto arrinte të falsifikonte të dhënat e formulareve elektronikë në aplikimin për vizë duke shtuar, cilësi profesionale, status shoqëror apo të ardhura ekonomike për klientët e tij në mënyrë që të kualifikoheshin. Nasto, paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte ata se si të silleshin gjatë intervistimit dhe në rast se rezultonin fitues iu mertë shumën e parave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!