Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka deklaruar se në gjykatë janë paraqitur 8 kërkesa për sekuestrim, 6 kërkesa për konfiskimin e pasurive, nga të cilat një kërkesë e 2022 dhe pesë të 2023.
Sakaq, ai theksoi se janë regjistruar për herë të parë 8 procedime penale ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.
Sipas Dumanit, janë dërguar në Gjykatë 12 persona të pandehur në cilësinë e zyrtarit të lartë me funksion 5 kryetarë bashkie, një ish gjyqtar, një ish-ministër mjedisi, një ish ministër finance, dy kryetarë bashkie dhe një ish-kandidat për kryetar bashkie, një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësi.
“Gjatë vitit 2023, SPAK ka mirëmbajtur lidhjet për të gjitha sistemet e informacionit, sipas të dhënave ku ka pasur akses së pari dhe gjithashtu ka marrë dhe të dhëna të tjera.
Rekomandimi i dytë i Kuvendit thotë ‘të rrisë numrin e hetimeve financiare dhe pasurore si dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale që rezultojnë nga veprat penale të kryera në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit. Nenvizojmë se Prokuroria e Posaçme, gjatë vitit 2023 ka arritur të konfiskojë një portofol asetesh si pasuri të paluajtshme, vlera monetare, kuota tregtare. Më konkretisht, në zbatim të ligjit antimafia, Prokuroria e Posaçme për vitin 2023 ka regjistruar 22 hetime pasurore, janë paraqitur në gjykatë 8 kërkesa për sekuestrim, 6 kërkesa për konfiskimin e pasurive, nga të cilat një kërkesë e 2022 dhe pesë të 2023.
Në total vlera e pasurive të sekuestruara përllogaritet për vitin 2023 në vlerën 41 milionë euro.
Janë regjistruar për herë të parë 8 procedime penale me 18 persona në hetim a të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Janë dërguar në Gjykatë 11 çështje për gjykim dhe 12 persona të pandehur në cilësinë e zyrtarit të lartë me funksion 5 kryetarë bashkie, një ish gjyqtar, një ish-ministër mjedisi, një ish ministër finance, dy kryetarë bashkie dhe një ish-kandidat për kryetar bashkie, një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë. Janë dënuar 9 zyrtarë të nivelit të lartë nga GJKKO me funksion, dy ish-deputetë, dy ish-gjyqtarë, tre ish-kryetarë bashkie, një ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe një ish-nënkryetar bashkie.”./abcnews.al