Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në gjurmët e mjeshtërit, gurgdhendës brez pas brezi

schedule13:47 - 7 Maj, 2022

schedule 13:47 - 7 Maj, 2022

Zgjimi i parë në Qafen e Pazarit, zonë e cila si vete Gjirokastra, simbol ka gurin zgjimi bëhet me trokitje gurësh. Ky është Ermal Makri. Zanatin  e ka të trashëguar nga babai i tij Mjeshtri Muhedin Makri, i cili nderoi jete pak vite më parë.

Për herë të pare daltën e mori në dorë në moshën 16 vjeçare. Vitet në emigracion i shërbyen për perfeksionin e punimeve te tij.

Vështirësitë janë të shumta, por kjo nuk e ka penguar Ermalin te heqë dore nga profesioni.

Punimet qe realizon janë të ndryshme. Simbolet që sjell në gurë janë ato gjirokastrite dhe kombëtare.

Sigurimin e lëndës së parë, gurit, e kërkon në vende të ndryshme.

Vlera shkon nga 1500-2000 leke (te reja) metri katror. Vlere e cila ndikon ndjeshëm ne te ardhurat qe ai tregton nje suvenir, te cilat variojnë nga 2 euro deri 25-30 euro”, ka thënë ai.

I ndodhur ne zemër te pazarit karakteristik te Gjirokastrës, rastësisht hasëm edhe këtë çift nga Gjermania.

Gjirokastra është shumë e bukur. Dyqanet e vogla, ushqimi dhe kështjella janë fantastike. Ne porositëm një gurë me stemën e skuadrës së Frankfurit. Një suvenir të tillë nuk kemi mundur ta gjejmë në Gjermani, pasi atje nuk ka dyqane të tilla”, shprehet turistja.

Ermali thotë se lodhja për të realizuar këto punime është e madhe, por interesi i turistëve është tepër i ulët.

Mjeshtri Gjirokastrit Muhedin Makri e filloi punën në pazarin e Gjirokastrës në vitet 60 e deri në ditët e fundit të jetës ai punoi në këtë punishte të vogël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!