Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në gjimnazin “Janaq Kilica”, aty ku tradita nuk del jashtë kohe

schedule14:40 - 22 Mars, 2019

schedule 14:40 - 22 Mars, 2019

Shkolla e mesme “Janaq Kilica” në Fier vazhdon të jetë e preferuar nga nxënës dhe mësues. Pas 63 vitesh eksperiencë gjimnazi elitë mbledh nxënës nga Fieri dhe qytetet fqinje duke ruajtur statusin e njërës prej shkollave më të mira në vend.

Kanë përgatitur gjithçka vetë, brenda 3 ditëve, bazuar në një ide.  Këta janë nxënës të njërit prej gjimnazeve më të mirë në vend. Me nota festive po japin një leksion që shpjegon si e vjetra mund të jetë trend dhe traditë njëkohësisht



Vetë shkolla e mesme “Janaq Kilica”, është shembulli tipik i traditës që nuk vjetrohet. Për nxënës dhe mësues të jesh pjesë e këtij gjimnazi, është  shumë më tepër se mësimdhënia apo një diplomë gjimnazi.

Një emër i mirë, shoqëruar me hapësira dhe infrastrukturë moderne, e bën gjimnazin e parë të Fierit edhe të shumëkërkuar. Çdo përpjekje për të studiuar këtu, ja vlen.

Gjimnazi “Janaq Kilica” ka aktualisht 1100 nxënës dhe një staf prej 65 mësuesish. Është ndër shkollat e mesme më të mëdha dhe me rezultate me të mira në shkallë vendi.

Valbona Daci gazetare e ABC News

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!