Ka zëra se Xabi Alonso u bë “kandidati numër një” për postin e trajnerit të Tottenham.
41-vjeçari aktualisht është te Bayer Leverkusen, ku po bën mirë. Alonso mori skuadrën në tetor kur ata ishin në vendin e 17-të, dhe tani “aspirinat” janë të gjashtët.
Për më tepër, Leverkusen po kalon një sezon të mrekullueshëm në Europa League teksa më 11 maj, gjermanët do të luajnë në gjysmëfinalen me Romën.
Një sukses i tillë nuk mund të kalonte pa u vënë re nga drejtuesit e Spurs, të cilët janë në një situatë të vështirë për shkak të largimit të Antonio Conte.
De Telegraaf raporton se Alonso po konsiderohet për rolin e trajnerit të ri të klubit londinez.
Klubi beson se përvoja e tij në fushën e lojës te Liverpool dhe Real Madrid mund të jetë një faktor kyç për suksesin në Premier League, gjë që e dallon spanjollin. /G.D abcnews.al/