Në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen dy shoferë në Fier, procedohet 17-vjeçari

schedule11:29 - 21 Janar, 2025

schedule 11:29 - 21 Janar, 2025

Dy persona janë kapur nga policia e Fierit në gjendje të dehur në timon, ndërsa një 17-vjeçar pa leje drejtimi. Si pasojë, ky i fundit po procedohet penalisht, ndërsa, dy shoferët e tjerë janë arrestuar.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasit 49 vjeç, banues në Lushnjë dhe 59 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin 23 vjeç, banues në Fier dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!