Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në gjendje të dehur, aksidentoi për vdekje 71 vjeçarin/ Gjirokastër, vihet në pranga i riu

schedule12:32 - 24 Maj, 2025

schedule 12:32 - 24 Maj, 2025

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet tip furgon.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 36 vjeçar, banues në Përmet, i cili dyshohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Viktima 71 vjeç, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga furgoni. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetonte. / abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!