ABC ka siguruar pamjet e momentit ku 21-vjeçari që ekzekutoi policin në Lezhë, dërgohet në spital. Aldi Rama disa orë pas ndjekjes nga RENEA dhe FNSH, tentoi t’i japë fund jetë duke qëlluar veten me armë, por plumbi e fali dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
21-vjeçari është personi i cili dyshohet se qëlloi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxha ku ky i fundit ishte në krye të detyrës ku kishte informacion për një parcelë me kanabis. Aldi Rama ishte sëbashku me dy të tjerë në makinën që ishte ndaluar nga patrulla e policisë. Në një moment 21-vjeçari ka hapur zjarr duke e qëlluar me një plumb në zemër efektivin e policisë Saimir Hoxha, ku gjeti vdekjen në vend.
Pas këtij episodi Aldi Rama tentoi të largohej dhe për disa orë iu fsheh forcave RENEA e FNSH. Pasi u rrethua nga policia, Aldi Rama qëlloi veten me armë ndërsa më pas u transportuar nga një ambulancë për në spital. /abcnews.al/