Në Gaza, të gjithë po vuajnë nga uria/ Ekspertët: Rritet numri i fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja

schedule15:07 - 9 Korrik, 2024

schedule 15:07 - 9 Korrik, 2024

Numri i fëmijëve që kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Rripin e Gazës tregojnë se uria është përhapur në të gjithë enklavën, sipas një grupi ekspertësh të të drejtave të njeriut.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 33 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja, kryesiht në zonat veriore.

Që nga fillimi i majit, lufta është përhapur në jug të Gazës, duke goditur flukset e ndihmave në enklavë mes kufizimeve nga Izraeli, i cili ka akuzuar agjencitë e OKB-së për dështimin e shpërndarjes së furnizimeve në mënyrë efikase.

Në deklaratën e së martës, grupi prej 11 ekspertësh të të drejtave të njeriut përmendi vdekjen e tre fëmijëve të moshës 13, 9-vjeçare dhe gjashtë muajsh nga kequshqyerja.

Më shumë se 495,000 njerëz në të gjithë Gazën, më shumë se një e pesta e popullsisë po përballen me nivelin më të rëndë, ose “katastrofik” të pasigurisë ushqimore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!