Në garë përballë Berishës, Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve

schedule19:11 - 10 Maj, 2022

schedule 19:11 - 10 Maj, 2022

Ibsen Elezi, i cili garon përballë Sali Berishës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për 14 ditë, pasi kohën në dispozicion e cilëson ta pamjaftueshme.

Po ashtu ai kërkoi largimin nga procesi zgjedhor brenda partisë Eno Bozdon dhe Albana Vokshin, të cilët i akuzon për vjedhje votash.

“Largimin e Albana Vokshit dhe Enno Bozdo, si persona të implikuar në procesin e manipulimit të votave. Më 13 qershor dhe 17 korrikut 2021. Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me 14 ditë, për shkak të pamjaftueshmërisë me 10 ditë. Duhen të paktën 7 takime në ditë. Takime të përbashkëta para anëtarësisë”, tha Elezi gjatë prezantimit të platformës së tij.

Hapur sfidon Belind Këlliçin: “Doja tregoja një procesverbal të manipulimit të votave më 13 qershor, ku anëtarë janë Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Se edhe Belindi ka ngritur pretendimin se është akuzuar edhe në publik, se edhe po i doli një dokument do ndërpresë karrierën politike. Ky është një dokument që e vërteton”.

Elezi theksoi se platforma e tij mbështet në dy shtylla kryesore si: debati i gjerë dhe eliminimi i servilizmit në parti. Sipas tij premtimet e “Foltores” u shkelën dhe kandidimin e tij e sheh si detyrim, ndonëse garën e cilëson të pabarabartë.

“Konstatoj me keqardhje se premtimet e ‘Foltores’ për vendosje e debatit si element thelbësor u shkelën duke kryer një akt tradhtie ndaj Kuvendit të 11 dhjetorit. Kandidimin tim e shoh si detyrim për tu përballur me këto fenomene.

Si zgjidhje të kësaj situate unë do të mundohem të paraqes një platformë të thjeshtë. Platforma ime do të mbështet në zgjerimin e kësaj force politike dhe kthimin e saj te parimet dhe vlerat konservatore. Hapja e një procesi të gjerë debati. Vendosja e standardeve për karrierë duke eliminuar servilizmin në PD. Hapja ndaj figura akademike të djathta. Kthimi te vlerat konservatore mbështet në vlerat e kombit rone, familja dhe prona.

Krijimi i një force politike si një model i vërtetët do të ishte hapi i parë. Dhe modeli i një qeverisje të re. Modeli konservator si e vetmja rrugë që nga një shoqëri të hallakatur të kthehemi në një shoqëri të mbledhur. Ndryshe nga modeli i Rithemelimit që po ofron modelin Basha, unë ju ofroj një rrugë të re me figura politike. Kjo nuk është garë e barabartë, por unë jam këtu me besimin që do të kem mbështetjen e secilit prej jush dhe bashkë do t’ja dalim”, u shpreh Elezi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!