Në garë me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit (video+foto)

schedule21:11 - 30 Shtator, 2018

schedule 21:11 - 30 Shtator, 2018

Të paktën 832 persona kanë mbetur të vdekur deri më tani nga tërmeti dhe cunami i fuqishëm që goditën ishullin indonezian të Sulawesi-t.

Zëdhënësi i agjencisë për katastrofat kombëtare, Sutopo Purwo Nugroho, tha gjatë një konference se shumë persona raportohet se kanë ngecur në mbetjet e ndërtesave që u shkatërruan nga tërmeti 7.5 ballësh.

https://www.youtube.com/watch?v=PPYWMFW4j4U

Lëkundjet shkaktuan një cunam, valët e të cilit arritën deri në 6 metra lartësi. Qyteti Palu është më i prekuri deri tani, ndërsa forcat e kërkimit për të mbijetuarit janë duke gërmuar me duar për shkak të mungesës së mjeteve.

“Ajo çfarë duam domosdoshmërisht në këto momente janë disa makina të rënda që të pastrojnë mbetjet. I gjithë stafi im është në tokë, por është e pamundur të mbështetemi vetëm në forcën e tyre për të pastruar gjithë këtë”, tha kreu i agjencisë së kërkim-shpëtimit.

Zëvendëspresidenti Jusuf Kalla u shpreh për mediat vendase se numri i viktimave mudn të shkojë në mijëra. Gjithashtu në një qytet tjetër, Donggala, akoma nuk një pamje të qartë se çfarë impakti ka pasur cunami.

Kryqi i Kuq ka vlerësuar se më shumë se 1.6 milionë njerëz janë prekur nga pasojat e tërmetit dhe cunamit, i cili përshkruhet si një tragjedi që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Tashmë për autoritetet indoneziane ka vetëm një garë, atë kundër kohës për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!