“Në garë me kohën”, dy robotë në kërkim të nëndetëses, i ftohti një tjetër armik i pasagjerëve

schedule15:29 - 22 Qershor, 2023

schedule 15:29 - 22 Qershor, 2023

Dy robotë të teknologjisë së lartë (Remotely Operated Vehicles – ROVs) janë në një “garë me kohën” për të gjetur nëndetësen Titan me pesë pasagjerët e tij, të cilët u zhdukën pranë rrënojave të Titanikut.

Ndërkaq kujtojmë se sipas përllogaritjeve rezervat e oksigjenit brenda nëndetëset kanë mbaruar, ekspertët shprehen se nëse ato do të mund ta kenë menaxhuar siç duket ajrin do të mund të kenë akoma rezerva edhe për disa orë të tjera.

Kërkimi për Titanin po rezulton i vështirë.

Nëndetësja ka të ngjarë të jetë në ujë jashtëzakonisht të thellë, pasi është në gjendje të arrijë një thellësi prej 4,000 metrash për të arritur në rrënojat e Titanikut, e cila është 3,800 metra nën sipërfaqe.

Sinjalet e zërit dhe GPS nuk mund të udhëtojnë nëpër ujë, kështu që automjetet me telekomandë përdoren për të kërkuar.

Roboti francez Victor 6000  është i aftë të arrijë në fund të Atlantikut dhe të transmetojë imazhe në sipërfaqe, si dhe të kryejë manovra shumë të ndjeshme si prerja ose heqja e mbeturinave.

Nga ana tjetër Anija kërkimore Atalante po përdor për herë të parë një sistem zëri për të hartuar shtratin e detit , në mënyrë që kërkimi i robotit të jetë më i synuar.

“Armiku” i pesë pasagjerëve në nëndetëse është i ftohti

Zyrtarët e përfshirë në kërkim besojnë se pesë personat në bord kanë “racione të kufizuara” ushqimi dhe uji. Kapiteni i marinës David Marquette, i cili komandonte nëndetësen, i tha CNN se uji i akullt në atë thellësi e përkeqëson situatën.

“Brenda ndarjeve të nëndetëses ka ngrica. Ata mund të jenë mbledhur të gjithë së bashku duke u përpjekur të ruajnë nxehtësinë e trupit. Oksigjeni mbaron dhe ata nxjerrin dioksid karboni”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!