Në garë edhe Berisha, si do të ndahen anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 6 marsit

schedule12:30 - 24 Janar, 2022

schedule 12:30 - 24 Janar, 2022

KQZ ka vendosur për përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 6 marsit duke ndarë anëtarët për secilën parti.

Mësohet se në gjashtë bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje, 3 anëtarë të KZAZ-ve do t’i ketë Partia Socialiste; 2 anëtarë Partia Demokratike dhe 1 anëtar LSI-ja. Në këtë mënyrë është bërë një ndarje e barabartë mes maxhorancës dhe opozitës edhe pse kjo e fundit duket të jetë e përçarë.

Krahas kësaj, në zgjedhje pritet të futen edhe kandidatë nga mbështetësit e Berishës. Pak ditë më parë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi i tha Ivi Kasos se nuk e njihte atë, por të dërguarin e PD-së zyrtare si përsonin që duhet të përfaqësonte këtë parti në mbledhje. /abcnews.al