Mesfushori i Everton, Andre Gomes, u rikthye pas shumë muajsh në fushat e blerta, duke u aktivizuar nga stoli në takimin kundër Arsenal. Portugezi, kampion Europe në 2016-ën, pësoi një dëmtim horror në takimin kundër Tottenham, gjatë muajit nëntor.
Pas ndeshjes kundër Arsenalit, Andre Gomes foli për SkySport, aty ku u shpreh: “Dua t’i falënderoj të gjithë, skuadra e Everton bëri të pamundurën për mua. Tifozët e Everton, por jo vetëm, të gjithë tifozët e futbollit më kanë uruar shërim të shpejtë.
Shumë futbollistë, ish-futbollistë dhe legjenda të futbollit më kanë dërguar mesazhe mbështetëse. Mesazhet e tyre më kanë motivuar, doja të rikthehesha sa më shpejt në fushën e lojës. Faleminderit shumë”, përfundoi Andre Gomes./abcnews.al
“Everyone has been wonderful with me.” ❤
Andre Gomes speaks to Sky Sports about playing again and the support he has received after his return to action just 112 days after his horrific ankle injury…? pic.twitter.com/rZq5bquJ0u
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) February 23, 2020