Në fshatin që e shkatërroi orteku, banori i zonës: Si ai dimër nuk kemi përjetuar kurrë

schedule20:20 - 13 Janar, 2024

schedule 20:20 - 13 Janar, 2024

Në këtë lagje të fshatit Shtiqen në Kukës ku dikur jetonin mbi 70 familje sot kanë mbetur vetëm gërmadha. Një ortek i 11 janarit i vitit 1985 shkatërroi lagjen Muje dhe u mori jetën 11 personave, mes tyre fëmijë, gra e të moshuar.

Dimri atë vit ishte i ashpër me reshje bore që krijuan një trashësi mbi dy metra. Ali Murtati, banor në Shtiqen, tregon se orteku, që atë kohë as nuk e dinin çfarë ishte, i zuri në befasi.

Përballja me pasojat e ortekut ishte e rëndë, e trishtë dhe shumë sfiduese.

Dhënia e ndihmës banorëve të prekur ishte e vështirë për shkak edhe të mungesës së mjeteve. Orteku shkaktoi mbi 20 të plagosur dhe shkatërroi rreth 30 shtëpi. Fshati u evakuua për shkak të rrezikut që ende nuk ishte larguar.

Si ai dimër, që solli tragjedi në Shtiqen, banorët nuk kanë përjetuar kurrë. Sot 39 vite më pas bora ka kapur vetëm majat e maleve, ndërsa fshatrat që dikur izoloheshin për ditë e jave, e kalojnë stinën e ftohtë lehtë dhe pa pasoja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!