Dhjetëra banorë nga zona të ndryshme të Kurbinit mbajnë gjallë traditën. Pelegrinët ju drejtuan edhe këtë vit Kishës së “Shën Mhillit” në Mal të Bardhë për të përkujtuar shënjtorin.
Ky fshat njihet për tolerancë fetare, pasi përbëhet nga 95% myslimanë. Katolike e myslimanë kanë restauruar disa herë këtë objekt kulti.
“Për ne dita më e lumtur se gjithë fshati vjen e feston tek kisha pa dallim feje. Feja jonë është shqiptaria. Kemi investuar për këtë e kemi mirëmbajtur dhe gjatë regjimit komunist si kemi prerë as lisat,” thotë një banor.
“Këtu vijnë shumë banorë. Kisha është 800-vjeçare. Ka harmoni midis dy besimeve s’ka dallime. Vij për tu lutur edhe pse nuk jam e besimit katolik,” shprehet një vajzë.
Jashtë ambienteve të kishës u mbajt një aktivitetet me muzikë dhe valle tradicionale të zonës. /abcnews.al